Flamurtari nuk lëshon kreun e renditjes në kampionatin e femrave në basketboll (java e 17-të), duke mposhtur në Vlorë skuadrën e Teutës me shifrat 74-45.
Skuadra vlonjate e komandoi ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur në pjesën e dytë. Henderson me 29 pikë e 15 rebound ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes.
Pa probleme fiton edhe Vllaznia, që mundi 110-49 Barleti Basket, ndeshje ku vajzat shkodrane patën epërsi në fushë. Shënuesja më e mirë ishte Rreshpja, që relaizoi një “triple double”, me 43 pikë, 10 rebound e 11 asist. Nuk zhgënjen Studenti, që falë 25 pikëve e 14 rebound të Pellumbit, mundi 84-55 Elbasanin, por zona play off është larg për kryeqytetaset.
Derbi kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit u fitua nga bardbelutë me shifrat 77-67. Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur vetëm në periodën e katërt, ku Tirana ishte e papërmbajtshme dhe përmbysi skuadrën e “kuqe”. Shënuesja më e mirë për Tiranën ishte Marina Bojka me 30 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 17-të
Studenti – Elbasani, 84-55
Flamurtari – Teuta Basket,
Vllaznia – Barleti Basket, 110-49
Tirana – Partizani, 77-67
Renditja: Flamurtari 33 pikë, Tirana 32 pikë, Partizani 30 pikë, Vllaznia 27 pikë, Teuta Basket 23 pikë, Studenti 23 pikë, Elbasani 19 pikë, Barleti Basket 17 pikë.