Java e tetë në Ligën Unike për Femra do të dhurojë ndeshje shumë interesante dhe të rëndësishme.
Ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Bashkimit, përkatësisht vendit të dytë dhe të parë në renditje.
Prishtinaset kanë gjashtë fitore e një humbje (nga Bashkimi), kurse prizrenaset kanë shtatë fitore në shtatë ndeshje të zhvilluara, njëkohësisht skuadra e vetme pa humbje në Liga Unike Femrat.
Në duelin e këtij edicioni, vashat prizrenase kishin fituar 54:51.
Tjetër sfidë interesante është edhe ajo ndërmjet skuadrave nga kryeqyteti i Shqipërisë, Partizanit dhe Tiranës. Partizani që është kampion aktual, ka vetëm një fitore e gjashtë humbje, derisa skuadra bardheblu numëron tri fitore e katër humbje. Derbi i kryeqytetit do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 3.
Takimi tjetër i kësaj jave është Flamurtarit dhe Penzës, dy skuadra që kanë nga dy fitore e pesë humbje, ku renditen në vend katër dhe pesë dhe duan të jenë pjesë e “Play-off”-it.
Gjithsej zhvillohen dhjetë javë, ku më pas katër skuadrat më të mira do të luajnë në “Play-off” për titullin e kampionit.
Liga Unike Femrat-Java 8
E martë
17:30 Partizani-Tirana
17:00 Prishtina-Bashkimi
17:00 Flamurtari-Penza