Klubi i basketbollit Çair 2030, me anë të një deklarate i ka mohuar pretendimet e “MZT Skopje” se basketbollistet dhe trajnerët e tyre janë sulmuar nga persona jozyrtar nën hapësirat poshtë tribunës.
“Incidenti” i supozuar është një trillim nga ekipa kundërshtare ku si çdoherë në momentin që shohin se humbja i pret sajojnë gjëra që nuk janë të vërteta, për çdo zhvillim që ka ndodhur ne garantojmë që në asnjë moment nuk ka pasur përleshje fizike, ashtu si e garantuam ardhjen, zhvillimin e ndeshjes dhe përcjelljen nga salla sportive, thonë nga BC Çair 2030.
"Super ndeshje, atmosferë briliante, palestër e stërmbushur,një mbrëmbje feste për tu mbajtur mend gjatë në memoriet tona, ku u kuptua edhe një herë që Çairi ka qenë dhe do të jetë fole e sportit, ju FALEMINDERIT nga .
Sa i përket lajmeve dhe gënjeshtrave që qarkullojnë,i përgënjeshtrojmë plotsishtë me fakte ku e gjithë ndeshja ishte e filmuar nga gjithë këndet prej shumë mediave dhe gjithashtu nga shumë kamera tjera.
“Incidenti” i supozuar është një trillim nga ekipa kundërshtare ku si çdoherë në momentin që shofin se humbja i pret sajojnë gjëra që nuk janë të vërteta, për çdo zhvillim që ka ndodhur ne garantojmë që në asnjë moment nuk ka pasur përleshje fizike,ashtu si e garantuam ardhjen, zhvillimin e ndeshjes dhe përcjelljen nga salla sportive", reagon Çairi.