Lojtari i Toronto Raptors, R.J. Barrett, i transferuar te skuadra kanadeze këtë sezon nga New York Knicks, po përjeton një dramë të vërtetë.
Familja e tij, përmes një deklarate, ka njoftuar të enjten vdekjen e Nathanit, vëllait të vogël të R.J., në rrethana që ende nuk janë zbardhur.
Ngjarja ndodhi të martën e kaluar.
R.J. Barrett nuk luajti më në ndeshjen e Raptors të mërkurën e kaluar kundër Detroit Pistons dhe nuk do të luajë në orët e para të kësaj të shtune kundër Orlando Magic. Barrett është pikëshënuesi më i mirë i ekipit kanadez me një mesatare prej 19.5 pikësh për ndeshej.
Nathan, vëllai i vogël i R.J. dhe djali i Roëan Barrett, menaxher i përgjithshëm i Canada Basketball, organi që menaxhon ekipet kombëtare të Kanadasë, studioi në Akademinë Monteverde në Florida.
“Ndërsa familja jonë është e shkatërruar nga kjo humbje e madhe, ne do të vazhdojmë të ruajmë kujtimet dhe kohën që kaluam së bashku. Natani ishte një i ri me me vullnet të fortë.
Ai ishte i zhytur në mendime, i sjellshëm, i dashur, i dhembshur, krijues, i admirueshëm dhe i motivuar”, thuhej në letrën e familjes Barrett.