Skuadra e Denverit mposhti 115-112 Minesota-n në përballjen e dy prej skuadrave më të mira në Konferencën e Perëndimit dhe NBA. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren.
Nikolla Jokiç me 35 pikë e 16 kërcime ishte lider për Denverin, mbështetur edhe nga Porter me 26 pikë. Për Minesota-n, Eduards realizoi 30 pikë e MekDaniels 26, por që s’mjaftuan për të fituar.
Ndërkohë Dallasi fitoi 113-107 derbin teksan ndaj San Antonio, një sfidë ku veteran Kajri Irving realizoi 28 pikë. Mirë u paraqit edhe Luka Donçiç me një “triple double” (18 pikë, 10 kërcime, 16 asiste).
Fitore të lehtë arriti ekipi i Hjustonit, që mundi 137-114 Uashington jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Xhejlen Grin me 42 pikë. Ndërsa Orlando, falë 62 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi Sharllotin me rezultat 112-92.
NBA-REZULTATET
Orlando – Sharlot, 112-92
Uashington – Hjuston, 114-137
Bruklin – Nju Orlins, 91-104
San Antonio – Dallasi, 107-113
Minnesota – Denveri, 112-115