FIBA i ka suspenduar dy grekë, Dimitrios Zacharis dhe Anastasios Kardaris, të cilët dyshoheshin për tentim të kurdisjes së një ndeshjeje në basketbollin e Kosovës në vitin e kaluar.
Kardaris dhe Zacharis në prill të vitit të kaluar ishin akuzuar nga Sigal Prishtina, e cila pretendonte se ata ishin joshur me një ofertë për ta kurdisur ndeshjen me Trepçën.
Ata ishin angazhuar për ta drejtuar ndeshjen e “play-offit”, por ishin larguar menjëherë pas akuzave te Bardhekaltërve.
Dhe tash, FIBA i suspendoi të dy referët, të cilët janë pezulluar deri në fund të tetorit me akuzën e “mospranimit”.