Fenerbahce ngadhënjeu me rezultat 88-74 ndaj Barcelonës..
eprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve për meshkuj, Euroliga, vijon sezonin e saj të rregullt dhe përgjatë kësaj jave po luhen së bashku dy javë të saj, ajo e 30-ta dhe ajo e 31-të
Ato kanë nisur të martën me duelin më të spikatur të javës së 30-të, atë midis Anadollu Efesit dhe Olimpiakosit, që u fitua nga turqit 83-72, ndërsa të mërkurën ka ardhur një tjetër sfidë që u luajt po në Stamboll, ajo midis Fenerbahçes dhe Barcelonës.
Kjo ndeshje ka parë skuadrën turke të mbizotërojë dhe është ajo që e fiton 10-minutëshin e parë me plot pikë epërsi, 23-11.
Madje skuadra vendase do të vazhdojë të mbizotërojë edhe në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar edhe atë, 23-14, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me një epërsi prej plot 21 pikësh, me shifrat 46-25.
Megjithëse Barcelona do të dalë një skuadër më e vendosur nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar bindshëm 10-minutëshin e 3-të, 32-16, është Fenerbahçe që vazhdon të kryesojë pas një gjysmë ore lojë me 5 pikë epërsi, 62-57.
Dhe skuadra turke nuk lëshon, duke e fituar 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 26-17 dhe gjithë ndeshjen 88-74.