Fitorja e shtatë radhazi për Boston, skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, që sot mposhti 122-119 Milwaukee. Përballja mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes ishte mjaft e bukur, me rivalitet deri në fund.
Mungesa e Antetokounmpo ndikoi te Bucks, ku u dalluan Lillard me 32 pikë e Portis me 24 pikë. Për Boston, më i miri në fushë ishte Tatum me 31 pikë, mbështetur edhe nga White me 23 pikë e Brown me 21 pikë.
Rikthehet te suksesi Golden State, që mundi 137-116 Memphis, ndeshje ku kolektiviteti i Warriors bëri diferencën në fushë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Pa probleme fitojnë edhe Clippers, që mundën 116-103 Portlan (Goerge 27 pikë).
Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ndodhet Oklahoma, që mundi 119-107 Utah Jazz, sfidë ku u dallua Holmgren me 35 pikë. Miami, falë 30 pikëve të Jimmy Butler, mundi 107-104 Cleveland jashtë fushe në sekondat e fundit.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Miami, 104-107
Detroit – Indiana, 103-122
Boston – Milwaukee, 122-119
Toronto – Sacramento, 89-123
Oklahoma – Utah Jazz, 119-107
Golden State – Memphis, 137-116
Phoenix – Philadelphia, 115-102
Portland – Clippers, 103-116