Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve për meshkuj, Euroliga, vijon sezonin e saj të rregullt dhe përgjatë kësaj jave u luajtën së bashku dy javë të saj, ajo e 30-ta dhe ajo e 31-të.
Ato kanë nisur të martën dhe kanë vijuar të mërkurën me duelet më të spikatur të javës së 30-të, ndërsa të enjten dhe të premten kanë ardhur drejtpërdrejt për sportdashësit dy sfida të tjera interesante të javës së 31-të.
Dhe siparin e kësaj jave të koshit e ka ulur të premten dueli midis Panathinaikosit dhe Barcelonës.
Kjo ndeshje është karakterizuar nga epërsia e miqve në 10-minutëshin e parë, që është fituar nga Barcelona me shifrat 23-20, ndërsa edhe 10-minutëshi i dytë ka patur me të njëjtën tablo, pasi është skuadra katalane që e ka fituar atë, 23-14. Kjo ka bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me Barcelonën që kryeson me 12 pikë epërsi, me shifrat 46-34. Por skuadra greke ka dalë e transformuar nga dhomat e zhveshjeve, teksa ka kryesuar për disa çaste, duke e fituar bindshëm 10-minutëshin e 3-të, 26-15.
Kjo nuk mjafton, pasi Barcelona mbetet në kryesimin pas një gjysmë ore lojë, me një pikë të vetme, 61-60.
Megjithatë skuadra greke vazhdon ringjalljen, teksa e ka fituar 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 29-20, dhe gjithë ndeshjen 89-81.
Ky rezultat nënkupton se Panathinakosi dhe Barcelonë barazohen në vendin e dytë të renditjes, teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga sezoni i rregullt i Euroligës së basketbollit për meshkuj.