Gjatë kësaj të shtune në program do të jenë dy ndeshje në elitën e basketbollit tonë
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në ‘’Karagaq’’, aty ku Peja e zhvillon derbin ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të javës së 27-të, njëherësh të parafundit për edicionin e rregullt.
Peja është duke luftuar për ta siguruar pozitën e dytë dhe me një fitore eventuale do ta arrinte atë.
Pejanët kanë presion nga Ylli që është i treti. Kurse, Prishtina gjendet e katërta në tabelë dhe nga ajo pozitë do ta mbyll stinorin e rregullt.
Në duelet direkte, dy fitore i kanë pejanët e një tjetër kryeqytetasit.
Kjo ndeshje luhet nga ora 20:00, e bashkë me të po atë ditë, por nga ora 17:00, Trepca e pret Bashkimin.