Janë luajtur ndeshjet e raundit të 21-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Edhe pas kësaj jave, skuadra e Real Madrid mbetet e vetmja e kualifikuar në fazën play off. Madrilenët fituan 88-76 në fushën e Partizan Beograd.
Në vendin e dytë, me pikë të barabarta ndodhen tri skuadra, ku mes tyre janë Panathinaikos e Barcelona. Grekët fituan 89-81 në Greqi ndaj katalanasve, në një ndeshje mjaft të bukur.
Bashkë me këto dy skuadra është edhe Monaco, që fitoi 79-78 ndaj Valencia Basket.
Në play off shkojnë tetë skuadrat e para, ku ndodhen edhe Olympiacos, Fenerbahce, Maccabi Tel Aviv dhe Virtus Bolonja.
Euroleague – Raundi 31-të
Anadolu Efes – Alba Berlin, 85-84
Zalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, 94-76
Olympiacos – Villeurbanne, 80-64
Partizan Beograd – Real Madrid, 76-88
Crvena Zvezda – Virtus Bolonja, 94-79
Monaco – Valencia Basket, 79-78
Panathinaikos – Barcelona, 89-81
Bayern Mynih – Maccabi Tel Aviv, 74-89
Armani Milano – Fenerbahce, 77-76