Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra, ku skuadra e Flamurtarit vijon të komandojë renditjen. Vlonjatet fituan 76-58 ndaj Vllaznisë në Vlorë.
Ndeshje e komanduar nga basketbollistet vendase, ku shkëlqeu Henderson me 31 pikë e 1 rebound, më e mira në fushë. Flamurtari qëndron një pikë para bardhebluve.
Tirana arriti të fitojë me lehtësi 110-53 ndaj Teuta Basket, një ndeshje që ishte një formalitet për vajzat bardheblu. Lojtarja më e mirë ishte Qosja me 28 pikë.
Edhe Partizani nuk zhgënjen në derbin me Studentin, duke fituar 71-46, ndeshje që u komandua nga vajzat e “kuqe”. Bannister me 19 pikë ishte shënuesja më e mirë.
Fiton edhe Elbasani, që në fushën e tij mundi 75-65 Barleti Basket, një ndeshje që u vendos në periodën e fundit në favor të vendaseve (Ahmetaj 24 pikë).
Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të
Tirana – Teuta Basket, 110-53
Partizani – Studenti, 71-46
Elbasani – Barleti Basket, 75-65
Flamurtari – Vllaznia, 76-58
Renditja: Flamurtari 37 pikë, Tirana 36 pikë, Partizani 34 pikë, Vllaznia 30 pikë, Teuta Basket 25 pikë, Studenti 25 pikë, Elbasani 22 pikë, Barleti Basket 19 pikë.