Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar katër ndeshje në ligën NBA, por nuk munguan drama dhe emocionet.
Derbi spektakolar u zhvillua mes Milwaukee Bucksit dhe Los Angeles Lakersit, ku triumfuan Lakers pas dy shtesave 128:124.
Kur rezultati ishte 124:121 për Lakers, ylli i Bucksit, Giannis Antetokounmpo humbi të dyja gjuajtjet e lira për ta vënë në telashe skuadrën e tij.
Anthony Davis ishte figura kryesore e ndeshjes me double double të çmendur prej 34 pikëve e 23 kërcimeve.
Ai u ndihmua edhe nga Austin Reaves, i cili realizoi trible-double prej 29 pikëve, 14 kërcimeve dhe 10 asistimeve, ndërsa vlen të veçohet mungesa e LeBron James.
Ndonëse ishte figura tragjike, Antetokounmpo realizoi ‘triple-double’ me 29 pikë, 21 kërcime dhe 11 asistime. Damian Lillard shtoi 27 pikë.
Në takimet tjera, Golden State Warriors fitoi përballë Miami Heat me rezultatin 113:92.
Oklahoma City Thunders triumfoi ndaj New Orleans Pelicans me shtatë pikë avantazh, 112:119, kurse Dallas Mavericks ishte bindës në duel me Sacramento Kings, 96:132.