Bashkimi ka përfunduar garat e rregullta në vendin e parë, me dhjetë fitore në dhjetë ndeshje në Liga Unike Femrat.
Prizrenaset në takimin e zhvilluar në Pejë kanë mundur Penzën me rezultat 96:53 (17:12, 32:14, 21:12, 26:15).
Po ashtu edhe Penza do të jetë pjesë e Final 4 Liga Unike Femrat, që zhvillohet më 1 dhe 2 prill në Prishtinë.
Basketbollistet ishin më të mira në këtë përballje, duke vazhduar serinë pozitive në këtë edicion.
Jeta Zeka ishte më e mira te Bashkimi me 22 pikë, 12 kërcime e katër asistime, derisa Saranda Daci për Penzën me 17 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.