Panathinaikos, në frymën e fundit

Basketboll

Panathinaikos, në frymën e fundit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 13:24
Pamje nga ndeshja

Virtus Bolonja-Panathinaikos 79-81! Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve,

Ndeshje e zhvilluar në Bolonjë, në Itali, ka parë skuadrën e Panathinaikosit ta sfidojë mbështetjen e tifozerisë vendase, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 12 pikë epërsi, 28-16.

Por skuadra vendase do të kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë, që duhet thënë se ka qenë mjaft i luftuar dhe, për rrjedhojë, është mbyllur në barazpeshë të plotë, 23-23.

Sidoqoftë, është skuadra greke që ka shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 12 pikë epërsi, me shifrat 51-39. Është një tjetër tablo pas daljes nga dhomat e zhveshjeve, teksa skuadra vendase e ka fituar 10-minutëshin e 3-të, 20-14, por Panathinaikosi mbetet në kryesim të rezultatit pas një gjysmë ore lojë me 6 pikë epërsi, 65-59.

10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë një tjetër fraksion loje të luftuar dhe, ndonëse Virtus Bolonja e ka fituar atë të lojës, 20-16, është skuadra greke që e ka fituar gjithë ndeshjen 81-79, por vetëm falë një koshi në skajet e kohës të Kendrit Nanit, që e mban skuadrën e Panathinaikosit në vendin e 3-të të renditjes, teksa kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të sezonit të rregullt të Euroligës së basketbollit për meshkuj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat