Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të 32-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, ndërkohë që sezonit të rregullt po i vjen fundi.
Ekipi i Real Madrid mbetet ende i vetmi që ka siguruar fazën play off, duke fituar 101-94 ndaj Cërvena Zvezdës, i shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Në vendin e dytë ndodhen tri skuadra me nga 21 fitore: Panathinaikos, Monaco e Barcelona. Të trija këto skuadra fituan në ndeshjet e fundit: Grekët mundën 81-79 Virtus Bolonja, francezët mposhtën 87-77 Baskonia Gasteiz, ndërsa katalanasit triumfuan 87-79 ndaj Bayern Munih.
Gjashtë skuadrat e para shkojnë direkt në fazën play off, ku për momentin, përveç skuadrave të mësipërme, ndodhen edhe Fenerbahce e Olympiacos. Në zonën play in ndodhen Maccabi Tel Aviv, Virtus Bolonja, Baskonia Gasteiz e Anadolu Efes.
Euroleague – Raundi i 32-të
Maccabi Tel Aviv – Valencia Basket, 95-80
Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 87-73
Bayern Mynich – Barcelona, 79-87
Partizan Baograd – Olympiacos, 69-74
Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 76-97
Villeurbanne – Monaco, 77-87
Fenerbahce – Alba Berlin, 103-68
Real Madrid – Crvena Zvezda, 101-94
Virtus Bolonja – Panathinaikos, 79-81