Unaza e titullit kampion e vitit 2000 të Kobi Brajant është shitur pak ditë më parë për plot 927.200 mijë dollarë. Organizatorët e ankandit kanë thënë se në 22 minutat e fundit të seancës janë bërë plot 16 oferta.
Edhe pse blerësi ende nuk është bërë publik mendohet se ka qenë e veja e basketbollistit të madh, ajo që ka fituar këtë ankand. Unaza nuk ndodhej në koleksionin e familjes Brajant dhe Vanesa Brajant bëri gjithçka për të rikthyer “në shtëpi” sendin me vlerë.
Disa prej kujtimeve personale të Kobit kishin përfunduar në duart e perosnave të ndryshëm pasi vetë prindërit e lojtarit nxorrën në ankand sendet e marra si dhuratë nga djali i tyre.
Kur mësoi për atë çfarë kishin bërë prindërit e tij (Xho dhe Pam), Kobi Brajant i dërgoi në gjygj.
Shifra e paguar për unazën e titullit të Kobit është më e larta e paguar në një ankand.
Ajo ka kaluar edhe shifrën e (705,000 mijë dollarë) të paguar në një tjetër ankand për unazën e titullit kampion të Bill Rasëll me Bostonin (1957). Unazë kjo e cila ishte e para e një serie të gjatë (11).