Proton Cable Prizreni do të garojë edhe sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi e mposhti në të dy ndeshjet e “Play-Out” KB New Basket.
KB Prizreni e mposhti sot New Basket me rezultat të thellë 107:67, ndërsa takimin e parë prizrenasit fituan 113:93, për të siguruar qëndrimin në elitën e basketbollit vendor.
Prizreni ishte skuadër më e mirë nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren dhe qëndrimin në Superligë.
Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll.
Rezultati final, 107:67 në favor të Prizrenit.