Janë luajtur ndeshjet e javës së 20-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra, që nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në renditje. Flamurtari kampion mposhti në fushën e tij Partizanin me shifrat 71-63.
Edhe pse të kuqtë e mundën dy herë skuadrën vlonjate në Ligën Unike, në kampionat është një histori tjetër. Flamurtari ishte më superior në parket, ku u dallua Henderson me 25 pikë e 12 rebound.
Pa probleme fiton edhe Tirana, që mundi 61-48 Vllazninë në kryeqytet dhe ndjek ritmin e vlonjateve.
Bardheblutë u shkëputën gradualisht nga perioda në period, sfidë ku u dallua Baraj me 18 pikë.
Fitore të thellë korri Teuta Basket, që në fushën e saj mundi 101-47 Elbasanin, ndeshje më së shumti për statistikë (Monet 39 pikë më e mira). Fiton edhe Studenti, 78-31 ndaj Barleti Basket (Spahiu 20 pikë).
Kategoria e Parë-Femra, java e 20-të
Studenti – Barleti Basket, 78-31
Flamurtari – Partizani, 71-63
Teuta Basket – Elbasani, 101-47
Tirana – Vllaznia, 61-48
Renditja: Flamurtari 39 pikë, Tirana 38 pikë, Partizani 35 pikë, Vllaznia 31 pikë, Studenti 27 pikë, Teuta 27 pikë, Elbasani 23 pikë, Barleti Basket 20 pikë.