Skuadra e Pejës ka mbetur pa një lojtar të huaj.
Bëhet fjalë për Sadio Doucoure, i cili është larguar nga pejanët.
Në fakt, vet basketbollisti e ka kërkuar largimin dhe kjo është miratuar nga klubi i Kosovës.
Peja e bërë të ditur këtë lajm në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit.
KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”.
Peja e ka mbyllur edicionin e rregullt në pozitën e dytë me 19 fitore e nëntë humbje.