Kampionët e Denver u mundën sot 102-100 nga Clippers, duke pësuar humbjen e katërt në 10 takimet e fundit.
Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për kampionët nuk mjafoti “triple double” i Nikola Jokic (36 pikë, 17 rebound, 10 asist). Për Clippers u dallua Paul George me 28 pikë.
Jashtë fushe fiton ekipi i Golden State, që mundi 133-110 Houston. Klay Thompson dhe Stephen Curry realizuan nga 29 pikë secili, duke rikthyer dyshen e famshme “splash brothers”.
Pa probleme fiton skuadra e Dallas, që falë 51 pikëve të dyshes Irving-Doncic mundi 109-95 Atlanta. Zhgënjen Miami, që humbet në fushën e tij 109-105 ndaj Philadelphia, sfidë ku u dallua Maxey me 37 pikë e 11 rebound.
NBA-Rezulatet e sotme
Dallas – Atlanta, 109-95
Miami – Philadelphia, 105-109
New York – Sacramento, 120-109
Houston – Golden State, 110-133
Clippers – Denver, 102-100