Janë luajtur ndeshjet e raundit të 33-të të sezonit të rregullt në Euroleague, duke përcaktuar edhe 6 skuadrat që sigurojnë një biletë për në fazën play off. Pas Real Madrid, që kryeson renditjen dhe e kishte siguruar më herët kualifikimin, edhe 5 ekipe të tjera e kanë ndjekur.
Ato janë Panathinaikos, Monaco, Barcelona, Olympiacos e Fenerbahce. Ndërkohë që, 4 ekipe të tjera vijojnë garën në raundin e fundit për një vend në fazën para-play off. Në këtë fazë renditen ekipet në vendet 7-10, ku gjenden Maçabi, Baskonia Gasteiz, Virtus Bolonja dhe Anadolu Efes.
Gjithçka për sa i përket renditjes përfundimtare dhe skuadrave që avancojnë më tej do të përcaktohet në raundin e fundit, ku në garë janë edhe Partizan Beograd e Armani Milano. Ndërkohë që i kanë thënë lamtumirë turneut 6 skuadra.
Euroleague-Raundi i 33-të
Crvena Zvezda – Olympiacos, 86-89
Barcelona – Maçabi Tel Aviv, 92-89
Monaco – Zalgiris Kaunas, 69-66
Alba Berlin – Partizan Beograd, 83-94
Valencia Basket – Villeurbanne, 69-98
Fenerhabce – Anadolu Efes, 80-82
Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 91-95
Bayern Mynich – Panathinaikos, 75-82
Armani Milano – Virtus Bolonja, 90-75