Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë 66:65. Gjysmëfinalisti i dytë i play- off-it në basketboll vendoset në ndeshjen e tretë e cila do të zhvillohet në Prishtinë.
"Kemi arritur fitoren më të madhe të sezonit duke mposhtur KB Prishtinën dhe duke barazuar serinë në 1:1.
Gjithçka tani vendoset në ndeshjen e tretë e cila zhvillohet në kryeqytet, e ku me fitore kualifikohemi në gjysmëfinalen e play-off-it.
Për kohën e duelit vendimtar ju njoftojmë me kohë sepse përkrahja e Gjakovës do të jetë esenciale në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”, shkruan në faqen e KB Vëllaznimit.
Jordan Dallas udhëhoqi Vëllaznimin me 19 pikë e dhjetë kërcime dhe Donte Clark me 21 pikë më efikasi të Prishtina.