Milwaukee mposht Bostonin

Basketboll

Milwaukee mposht Bostonin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 10:49
Pamje nga ndeshja

Vijon beteja e fortë për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, ku tri skuadra ndahen nga një fitore. Minnesota ruan për momentin vendin e parë, duke mundur 130-121 Washington, ndeshje ku u dallua Anthony Edwards me 51 pikë.

Të njëjtën gjë bën edhe Denver, që mundi 111-95 Utah Jazz, sfidë ku diferencën në fushë e bënë Jokic e Murray me nga 28 pikë secili. Në vendin e tretë, me një fitore më pak ndodhet Oklahoma, që sot mposhti 112-105 Sacramento.

Zhgënjen ekipi i Lakers, që në fushën e tij u mund 134-120 nga Golden State, ndeshje ku shkëlqeu Klay Thompson, autor i 27 pikëve. Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që mundi 104-91 kryesuesit e Boston në Lindje dhe ngjitet në vendin e dytë.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Dallas, 104-130

Philadelphia – Detroit, 120-102

Toronto – Indiana, 123-140

Atlanta – Miami, 111-117

Milwaukee – Boston, 104-91

Chicago – New York, 117-128

Houston – Orlando, 118-106

Memphis – San Antonio, 87-102

Minnesota – Washington, 130-121

Oklahoma – Sacramento, 112-105

Utah Jazz – Denver, 95-111

Lakers – Golden State, 120-134

Phoenix – Clippers, 92-105

Portland – New Orleans, 100-110

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat