Të gjitha ekipet e NBA-së kanë zbritur sot në fushë, ku janë luajtur 15 ndeshje. Sqërish rokadë në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, ku aktualisht ndodhet Oklahoma, që sot fitoi 125-107 ndaj Milwaukee (Shai 23 pikë).
Në fakt tri skuadra kanë të njëjtën numër fitoresh e humbjesh në këtë kah të NBA-së (56 fitore e 25 humbje), ku bashkë me Oklahomën janë edhe Denver e Minnesota. Kampionët e Denver sot u mundën 121-120 nga San Antonio, ekipi më i dobët.
Ndërsa Minnesota fitoi 109-106 ndaj Atlanta në sekondat e fundit, ndaj gjithcka do të vendoset në sfidat e mbetura. Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 123-120 Memphis jashtë fushe (James e Davis 73 pikë së bashku).
Fiton edhe Boston, që kryeson në Lindje, duke mundur 131-98 Charlotte (Pritchard 31 pikë), ndërsa në vendin e tretë ngjitet New York, që mundi 111-107 Brooklyn (Brunson 30 pikë). Pa probleme fiton Miami, 125-103 ndaj Toronto (Jovic 22 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Orlando, 125-113
Washington – Chicago, 127-129
Boston – Charlotte, 131-98
Cleveland – Indiana, 129-120
New York – Brooklyn, 111-107
Memphis – Lakers, 120-123
Miami – Toronto, 125-103
Minnesota – Atlanta, 109-106
Oklahoma – Milwaukee, 125-107
San Antonio – Denver, 121-120
Dallas – Detroit, 89-107
Golden State – New Orleans, 109-114
Portland – Houston, 107-116
Clippers – Utah Jazz, 109-110
Sacramento – Phoenix, 107-108