Borea nga Peja është shpallur kampion i Ligës U16 Perëndim.
Skuadra pejane në ndeshjen e dytë finale ka mundur New Basket 46:80, duke u shpallur kampion i kësaj lige.
Në finalen e parë kishin fituar 95:62.
Kështu Borea edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës U16.
Borea në gjysmëfinale kishte eliminuar Theranda Basket, derisa garat në kampionatin e rregullt e përfundoi me 12 fitore në 12 ndeshje.