Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të fazës play in, të dyja në Konferencën e perëndimit. Ekipi i Lakers fitoi 110-106 ndaj New Orleans jashtë fushe, duke u kualifikuar në fazën play off. Miqtë përsëritën rezultatin e pak ditë më parë, ku sërish patën fituar.
Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 13 pikë, ku u dallua LeBron James me 23 pikë, Russell me 21 e Davis me 20 pikë. Në çerekfinale, Lakers do të luajnë ndaj kampionëve të Denver.
Në ndeshjen tjetër, Sacramento mundi 118-94 Golden State, duke eliminuar këta të fundit. Sfidë e komanduar nga Kings, ku u dallua Keegan Murray me 32 pikë, ndërsa 22 piëkt e Curry mbetën për statistikë. Sacramento dhe New Orleans do të luajnë ndeshje shtesë për të përcaktuar ekipin e tetw çerekfinalist nw Perwndim.
Konferenca e Perwndimit, play in
New Orleans – Lakers, 106-110
Sacramento – Golden State, 118-94
18/04, New Orleans – Sacramento
Konferenca e Lindjes, play in
Philadelphia – Miami
Chicago – Atlanta