Basketbollistet veterane të Bashkimit të Prizrenit treguan lojë të mirë në përballje me veteranet e ekipit Who We Are nga Anglia.
Veteranet angleze shënuan fitore me rezultat 21:16 ndaj basketbollisteve të Bashkimit.
Basketbollistja veterane, Anduena Rifati, për shumë vite lojtarja më e mirë në vendin tonë, tha se më pak fat do të fitonin por sipas saj, edhe u dëmtuan nga gjyqtaret në përballjen që u zhvillua në Omish afër Splitit në Kroaci.
Bashkimi
“Ekipi ynë ka tregu lojë të mirë, por na mungoi kondicioni, mungesa e lojtareve rezervë.
Por, edhe referimi ka qenë në nivel shumë të ulët.
Më mirë më thënë referim tendencioz”, tha Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.