Tirana është skuadra e dytë finaliste e play off-it në basketboll për femra. Bardheblutë fituan thellë 90-55 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e tretë luajtur në “Fahrie Hoti”, duke fituar 2-1 me ndeshje ndaj të “kuqve”.
Një ndeshje që nisi e ekuilibruar, por në periodën e dytë Tirana shkëputet dhe e thellon avantazhin me kalimin e minutave. Partizani nuk arrin të reagojë dhe humbet terren, duke u dorëzuar shumë shpejt.
Bojka me 26 pikë dhe Qosja me 22 pikë ishin dy basketbollistët që bënë diferencën në fushë, duke i dhënë fitoren Tiranës. Në finale, Tirana do të përballet me kampionët në fuqi të Flamurtarit, i kualifikuar më herët.
Gjysmëfinale-Femra
Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 58-40
Nd.1, Tirana – Partizani, 54-56
Nd.2, Vllaznia – Flamurtari, 40-58
Nd.2, Partizani – Tirana, 58-61
Nd.3, Tirana – Partizani, 90-55