KB Junior 06 edhe me një sukses tjetër në këtë edicion. Basketbollistet e këtij klubi, ato të grupmoshave U-14 janë shpallur kampione edhe këtë vit në këtë konkurrencë të garave.
Pas fitores bindëse në Prizren, gocat prizrenase kanë shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë finale të plejofit. Ato në Mitrovicë e kanë mposhtur skuadrën e Trepçës me rezultat 59:53.
Për këtë skuadër ky është titulli i katërt rresht i kampionit të Kosovës dhe njëherësh është skuadër e pakonkurrencë në Ligën e femrave U-14.
Ndryshe ky klub këtë vit ka hyrë në historinë e sportit të basketbollit në Prizren dhe Kosovë: kampione dhe fituese të Kupës së Kosovës me vashat në Ligën e parë të femrave - inkuadrimi në Superligën e femrave; kampione dhe fituese të kupës me vajzat U-14, si dhe finalistë me basketbollistë.