​Sot zhvillohet klasikja e madhe e basketbollit vendor

Basketboll

​Sot zhvillohet klasikja e madhe e basketbollit vendor

Më: 25 prill 2024 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Pas triumfit të Yllit ndaj Pejës, basketbolli i Kosovës sot sjellë një tjetër superndeshje.

Dueli tjetër zhvillohet sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat