Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku ekipet udhjëtuese kanë fituar 3 nga 4 ndeshjet e zhvilluara. Skuadra e vetme pritëse që ka fituar është Real Madrid.
Skuadra madrilene fitoi 90-74 ndaj Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll, në një takim të komanduar e fituar pa shumë probleme. Real Madrid është skuadra që pati rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt.
Zhgënjen Barcelona, që në fushën e saj u mund 77-75 nga Olympiacos. Grekët fituan në sekondat e fundit. Jashtë fushe fitojnë edhe Maccabi Tel Aviv e Fenerbahce. Izraelitët mposhtën Panathinaikos, ndërsa turqit fituan ndaj Monaco.
Euroleague-Çerekfinale play off
Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv, 87-91 (0-1)
Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 90-74 (1-0)
Monaco – Fenerbahce, 91-95 (0-1)
Barcelona – Olympiacos, 75-77 (0-1)