Trepça e Mitrovicës është një fitore larg titullit të kampionit të Kosovës.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 85:78 (11:21, 26:10. 18:23, 30:24) ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda, në takimin e tretë të finales së play-off-it.
Në minutën e 22-të, rezultati 37:37 (seri 0:7 e Yllit) dhe 55:54 në atë të 30-tën.
Çereku i fundit ishte vendimtarë, ku Trepça ngadhënjeu me rezultat 85:78.
Basketbollisti Kevin Capers me 19 pikë është më efikasi të Trepça dhe Alonzo Verge Jr me 26 pikë në radhët e Yllit.
Finalja e katërt luhet në Therandë, nëse Ylli fiton barazohen në seri të fitoreve, nëse Trepça triumfon shpallet kampion i ri.
Trepça udhëheq me rezultat 2:1 në seri të fitoreve.