Ka përfunduar çereku i tretë i finales së pestë dhe vendimtare në basketboll mes Trepçës dhe Yllit.
Rezultati pas 30 minutave është 37:41.
Çereku i parë u mbyll me epërsi prej gjashtë pikëve të suharekasve, por mitrovicasit shkrinë epërsinë në 10 minutëshin e dytë.
I dyti u mbyll me rezultat të barabartë 30:30, kurse në të tretin suharekasit rikthyen epërsinë dhe po avancojnë me katër pikë
Një atmosferë fantastike po mbizotëron në “Minatori” të Mitrovicës me palestrën e stërmbushur me tifozë.