Trepça është kampion i ri i Kosovës në basketboll.
Në një atmosferë spektakolare në palestrën e sportit “Minatori”, mbi 3 mijë shikues, panë lojë me rivalitet të madh deri në frymën e fundit, ku Trepça ngadhënjeu me rezultat 67:66 (10:16, 20:14, 7:11, 30:25 ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda.
Trepça ka triumfuar në seri të fitoreve të finaleve të play-off-it, me rezultat 3:2.
KB Trepça fiton titullin pas 12 vjetësh.
Tifozët "Torcida" - lojtari i 6-të i Trepçës..
Ylli e përfundoi me 6 pikë dallim (10:16) në favor të vetin çerekun e parë.
Në minutën e 15-të, rezultati 22:22 dhe shkëputet në pesë pikë epërsi (30:25) Trepça në minutën e 18-të, për t’u barazuar 30:30 dhe shkojnë në pushim me këtë rezultat.
Në minutën e 26-të, Ylli shkëputet në epërsi me 7 pikë, 33:41.
Në minutën e 30-të, rezultat 37:41 në favor të ekipit nga Theranda.
Çereku i katërt ishte ndryshe, një Trepçë eksplozive me lojë.
Trepça rikthehet në rezultat në çerekun e katërt, duke udhëhequr me 49:45 në minutën e 33-të e 60:58 (38’) dhe ngadhënjeu me rezultat 67:66.
Trepça
K. Bracy-Davis 13 pikë
D. Edge 15
D. Upson 5
D. Hajrizi 4
E. Kastrati
V. Haliti
V. Haxhiu
M. Tmushiç 4
K. Capers 11
A. Hot
B. Edwards 15
D. Kapiti
Golden Eagle Ylli
J. Palokaj 2 pikë
N. Grimes 5
G. Morina 8
J. Nesbitt 11
A. Verge Jr 28
V. Bunjaku 1
A. Gashi
R. Memedi
V. Cole 3
A. Jones 8
E. Mullaliu
A. Shala