Panathinaikos është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Euroligës në basketboll për meshkuj.
Grekët kanë dominuar gjysmëfinalen përballë Fenerbahces, duke fituar me rezultatin 73-57.
N pjesën e dytë Panathinaikos arrin të shkëputet dhe të fitojë bindshëm të gjithë takimin.
Finalistja tjetër do të jetë fituesja e sfidës Real Madrid-Olimpiacos, që do të nisë në orën 21:00.