Basketbollistet e Olympiakos fituan medaljen e bronztë në Euroliga, pasi fituan ndaj Fenerbahces me rezultat 87:84.
Që në fillim të ndeshjes, skuadra greke tregoi qartë se ishte e vendosur për të fituar, duke fituar çerekun e parë me rezultat 24:16.
Olimpiakos thelloi epërsinë në 11 pikë (48:37) në minutën e 20-të.
Deri në fund të takimit rezultati u ngushtua në 87:84.
Peters ishte më efikas te Olympiakos me 20 pikë, ndërsa Wilbekin te Fenerbahce e mbylli ndeshjen me 16 pikë.