Selektori i kombëtares së basketbollit të Lituanisë, Kazys Maksvytis, ka bërë të ditur se njëri nga yjet e parë të kombëtares,
Domantas Sabonis është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares.
Lituaninë e pret ndeshja miqësore me ekipin slloven dhe në atë ndeshje do të jetë pa basketbollistin e Sacramento Kings.
Ajo që mund t'i gëzojë tifozët është se bëhet fjalë për angazhime e tija private dhe se Sabonis do të rikthehet së shpejti.
“U stërvit mirë, është në formë të mirë, thjesht nuk do të jetë me ne për disa ditë”, Maskvitis.