Ish basketbollistja Valbona Bytyçi, aktualisht trajnere, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Disa vite basketbollistja më e mirë në Kosovës dhe ish reprezentuese e shquar e kombëtares së Kosovës, tha se “Bota sot” gjithmonë ka përkrahur sportin e sidomos gjininë femërore.
“Urime 29 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.
Njëra prej gazetave me profesionale, që mua edhe shumë sportisteve tjera na ka ndihmuar që sukseset tona individuale edhe ekipore të mbështetën nga gazeta dhe gazetarët profesional që ka!”, ka uruar Bytyçi.