Resmije Juniku: Gazeta ‘Bota sot’ ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve

Basketboll

Resmije Juniku: Gazeta ‘Bota sot’ ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 15:15
Resmije Juniku

Legjenda e basketbollit të Kosovës, Resmije Juniku, tha se gazeta “Bota sot” ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve.

Ish basketbollistja e gjeneratës së artë të Universitetit të Prishtinës, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

“Gazeta ‘Bota sot’ gjatë gjithë kohës kur Kosova ishte nën okupim drastik të Serbisë gjenocidale, dhe pas çlirimit ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në lëminë e sporteve. Urimet më të mira të datëlindjes së 29 të gazetës ‘Bota sot’. Gëzuar e me suksese të reja”, ka uruar Resmije Juniku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat