Fitorja e dytë për Kosovën

Basketboll

Fitorja e dytë për Kosovën

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 21:07
Kosova

Kosova ka shënuar fitoren e dytë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla, që po zhvillohet në Prishtinë.

Vashat e Kosovës në ndeshjen e vlefshme për vendet 5-8 kanë mundur Andorrën me rezultat 81:67.

Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, që përfundoi 19:16 për vendaset, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 21:18, për të shkuar në pushim me shifrat 40:34.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Kosova ishte më e mirë, për të filluar shkëputjen dhe për të triumfuar në fund 81:67.

Te Kosova u dalluan Aulona Muhadri me 16 pikë e 15 kërcime, Agnesa Rrahmani me 18 pikë e katër kërcime, Arbnore Përquku me 18 pikë e gjashtë kërcime, si dhe Enisa Kamerolli shtoi 16 pikë.

Kosova të dielën do të luajë për vendin e pestë, me fituesin e ndeshjes Armenia-Gjeorgjia, që zhvillohet nga ora 15:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat