Në Sofie të Bullgarisë, po zhvillohen ndeshjen e Divizionit B të Kampionatit Europian U-20 në basketboll për femra.
Në këtë turne merr pjesë edhe kombëtarja U-20 e Shqipërisë, drejtuar nga trajneri Klarent Dedaj.
Paraqitjet e fazës së grupeve kanë qenë zhgënjyese për kombëtaren kuqezi, që u rendit e fundit me tri humbje. Jo vetëm kaq, por humbjet ishin të thella, çka tregon se niveli i basketbollit shqiptar është ende shumë i ulët.
Në takimet e Grupit C, Shqipëria u mund ditën e parë 96-39 nga Greqia. Më pas, vajzat kuqezi u mposhtën thellë 150-30 nga Belgjika dhe në ndeshjen e tretë Shqipëria u mund 99-47 nga Kroacia.
Aventura e vajzave kuqezi do të vijojë me ndeshjet për vendet 9-15, ku do të luajë ndaj Bullgarisë, Sllovakisë dhe Rumanisë. I vetmi ngushëllim është fakti se këto vajza fitojnë sadopak përvojë nga ndeshje të tilla ndërkombëtare.
Grupi C
Shqipëri-Greqi, 39-96
Shqipëri-Belgjikë, 30-150
Shqipëri-Kroaci, 47-99
Sfidat e radhës
Shqipëri-Bullgari (10 korrik)
Shqipëri-Sllovaki (11 korrik)
Shqipëri-Rumani (12 korrik)