Hungaria fiton bindshëm ndaj Kosovës U-20

Basketboll

Hungaria fiton bindshëm ndaj Kosovës U-20

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Kosova U-20 pësoi humbje ndaj Hungarisë me rezultat të ngushtë 61:81 (20:16, 19:16, 15:25, 7:24).

"Djemtë tanë filluan shumë mirë ndeshjen duke qenë në epërsi në dy çerekët e parë, por fati nuk ishte në anën tonë në dy pjesët e fundit, ku kundërshtari arriti ta shkrijë epërsinë dhe të triumfojë në këtë ndeshje.

Tek Kosova u dalluan Jon Ismajli me 19 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Jon Ukaj me 18 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.

Nesër Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në FIBA U-20, Kampionati Divizioni B, nga ora 19:30 ndaj Suedisë", - njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat