Kosova përballet me Azerbajxhanin

Basketboll

Kosova përballet me Azerbajxhanin

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Sot është një ditë e veçantë për Kosovës U-16 në basketboll, pasi zhvillohet gjysmëfinalja e shumëpritur ndaj Azerbajxhanit.

Pas një performancë të shkëlqyer në fazat e mëparshme të turneut, djemtë e rinj të Kosovës kanë shansin të tregojnë edhe një herë talentin dhe përkushtimin e tyre në këtë ndeshje kyçe.

Gjysmëfinalja do të luhet sot, më 13 korrik, në orën 17:00.

Tifozët dhe mbështetësit e përfaqësueses janë në pritje të një paraqitje të fuqishme nga djemtë e rinj, të cilët janë të vendosur për të arritur një fitore që do t’i dërgojë në finale.

Azerbajxhani nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë. Megjithatë, Kosova është e përgatitur dhe plot besim në aftësitë e saj.

Trajneri ka punuar fort me ekipin për t’u siguruar që çdo lojtar është gati për këtë sfidë të rëndësishme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat