Kosova U20 pëson nga Ukraina

Basketboll

Kosova U20 pëson nga Ukraina

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 22:31
Pamje nga një ndeshje

Kosova U20 ka pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 67:50 (14:9, 22:11,13:13, 18:17).

Dallimi u bë në pjesën e parë, pasi e dyta ishte e baraspeshuar.

Rron Dahsyla kishte 13 pikë e tetë kërcime te Kosova.

Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe, duke përfunduar në vendin e katërt me dy fitore e tri humbje.

Dardanët e rinj tashmë do të luajnë për pozitat 9-16, ku sfida e radhës është të premten ndaj Estonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat