Kosova përfundon garat në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B

Basketboll

Kosova përfundon garat në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Kosova U20 te meshkujt ka zhvilluar ndeshjen e fundit në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.

Dardanët në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje nga Suedia me rezultat 63:73 (14:22, 15:23, 18:16, 16:12).

Dallimi në këtë pjesë u bë në pjesën e parë, ku suedezët ishin më të mirë dhe fituan 29:45, derisa në pjesën e dytë, basketbollistët e rinj të Kosovës ishin më të mirë, por pa arritur përmbysjen.

Jon Ismajli kishte 14 pikë e tetë asistime, Bardh Istrefi 12 pikë e tetë kërcime dhe Rron Dahsyla kishte 11 pikë.

Kosova u rendit e 16-ta nga 21 shtete sa morën pjesë në këtë Kampionat në Rumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat