Riffa nga Bahrejn fiton garën në FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Basketboll

Riffa nga Bahrejn fiton garën në FIBA 3x3 Prishtina Challenger

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 23:58
Riffa nga Bahrejn fiton garën

Pas dy ditësh spektakli, ka përfunduar gara ndërkombëtare FIBA 3x3 Prishtina Challenger.

Në këtë event morën pjesën 16 skuadra nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe skuadra vendase, Prishtina.

Të shtunën u zhvilluan ndeshjet në grupe, derisa e diela ishte e rezervuar për ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja.

Po ashtu u zhvilluan garat për tri pikë, ngulitje, si dhe kishte lojëra shpërblyese e muzikë për të pranishmit në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo garë, ashtu si edhe FIBA 3x3 Women’s Series u mbështet fuqishëm nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Finalja u zhvillua mes Riffa-s nga Bahrejni dhe Podgoricës nga Mali i Zi. Në fund skuadra nga Bahrejni fitoi 21:13 dhe fitoi me meritë këtë garë, derisa në gjysmëfinale kishte eliminuar favoritin Vjenën.

MVP u shpall Dennis Donkor, çmim të cilin ia ndau Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Ndërkohë, çmimin kryesor e nda Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat