Qendra anësore e Rabotnickit U20 dhe reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U20, Metin Saiti, pati një operacion të suksesshëm në ligamentin e gjurit të djathtë.
Ai është operuar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, nga mjeku i njohur Zoran Nestorovski.
“Operimi kaloi me sukses. Me Zotin përpara do të kthehem edhe më i fortë. Falënderoj mjekun Zoran Nestorovski. Nuk dorëzohem”, deklaroi shkurt Saiti.
Lojtari pësoi lëndimin gjatë miqësoreve të Maqedonisë së Veriut para udhëtimit në Europianin e basketbollit për të rinj.
Saiti është zgjedhur ndër basketbollistët më të mirë në gjeneratën e tij.
Saiti ishte një anëtar kyç i skuadrës. Tani rikuperimi i tij do të përcaktojë se kur ai do të jetë i aftë për t’u rikthyer në radhët e Rabotnickit.