Kosova zhvillon sfidën e parë

Basketboll

Kosova zhvillon sfidën e parë

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 00:32
Pamje nga një ndeshje

Ka filluar FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C në Prishtinë.

Në këtë Evropian po marrin pjesë shtatë shtete, derisa ndeshjet po zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’.

Në tri ditët e para do të zhvillohen ndeshjet në grupe, derisa në fundjavë do të zhvillohet ndeshjet për vendet 5-7, gjysmëfinalet dhe finalja.

Në ndeshjen e parë Qipro shënoi fitore ndaj Maltës 60:45, grup në të cilin bën pjesë edhe Kosova, që sot e zhvillon sfidën e parë në këtë garë.

Në Grupin B, Azerbajxhani mundi Shqipërinë 72:53, ndërsa Gjeorgjia shënoi fitore ndaj Armenisë 77:68.

Ky është edhe një aktivitet të cilin e organizon Federata e Basketbollit e Kosovës, që gjatë vere ka qenë organizatore e pesë ngjarjeve ndërkombëtare të basketbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat