Një sportist me ngjyrë mban flamurin gjerman në Olimpiadë

Basketboll

Një sportist me ngjyrë mban flamurin gjerman në Olimpiadë

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 12:08
Dennis Schröder

Dalëngadalë afron momenti i nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, teksa mbrëmjen e sotme do të zhvillohet ceremonia e hapjes në lumin Sena.

Dennis Schröder, kampion bote dhe MVP vitin e kaluar me me ekipin kombëtar gjerman të basketbollit, ylli i NBA me Brooklyn Nets, do të mbajë flamurin e vendit të tij në ceremoninë e hapjes. Kjo është hera e parë për një sportist me ngjyrë mban flamurin e Gjermanisë. Atë do ta shoqërojë xhudistja Anna-Maria Wagner.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka deklaruar se nuk do të jetë në ceremoninë e hapjes. “Sot fillojnë Lojërat Olimpike në Paris. Populli ynë, flamuri dhe himni ynë janë me të gjithë ata që respektojnë jetën, vlerat njerëzore, parimet e Lojërave Olimpike dhe rregullat e duhura”, tha ai.

“Ne jemi krenarë për ekipin tonë: djem dhe vajza që pavarësisht kësaj lufte agresive, mundën të përgatiteshin për Olimpiadën dhe të tregonin shpirtin e të gjithë ukrainasve. Ata kanë vullnetin tonë për të fituar dhe karakterin ukrainas”, u shpreh Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat